Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Divjakë tronditi të gjithë zonën ku thuhej se djali mbyti babanë.
Kështu policia ka dhënë detajet për krimin e ndodhur ku bëjnë me dije se Mitër Stasa, 85 vjeç u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.
Mendohet se krimi i rëndë ka ardhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Informacion paraprak
Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.
Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.
Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.