Një 26 vjeçar nga Vlora është vendosur në pranga pas denoncimit të prindërve të tij. Siç bën të ditur policia, ai ka rrahur nënë e babë dhe pse gjykata u kishte dhënë urdhër mbrojtje prindërve, të cilët vazhdimisht kanë qenë nën kërcënimin e të birit.
Njoftimi i policisë
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh.H., 26 vjeç, banues në Vlorë për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhunë në familje”.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka thyer Urdhërin e Mbrojtjes të dhënë nga Gjykata dhe është futur në banesën e prindërve të tij (49 vjeçe dhe 51 vjeç) duke ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.