Aktualitet

Djali u vra nga babai, ja vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Prishtinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:53 - 28/01/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rënë ka tronditur dje Prishtinën, teksa Skënder Krasniqi dyshohet se ka vrarë djalin e tij, sipërmarrësin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.





Express ka mësuar se vrasja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.





Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.


Policia konfirmon se menjëherë pas marrjes së informacionit,  ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, shton policia.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte. Babai, pasi e ka kryer aktin, ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas