Një djalë pesëvjeçar që i kishte të dy këmbët e amputuara ka mbedhur më shumë se 1 milion paund për spitalin që i shpëtoi jetën. Tony Hudgell, nga Kings Hill në Kent, kishte nevojë për operacionin sepse ishte abuzuar nga prindërit e tij biologjikë që foshnje.
Ai shëtiti çdo ditë qershori me këmbët e tij të reja, duke arritur objektivin e tij prej 10 kilometrash. Djaloshi vendosi për të mbledhur 500 paund për Spitalin e Fëmijëve Evelina London duke ecur nëpër park. Por, tashmë shuma e arritur ka kaluar pritshmëritë.
Babai birësues i Tony-it, Mark Hudgell i tha BBC-së: Si familje, ne të gjithë jemi tepër krenarë për atë që Toni ka arritur.
“Shuma e dhurimit dhe përmirësimi i ecjes së tij gjatë ditëve të fundit ka hedhur poshtë të gjitha pritshmërite”, shtoi babai birësues.
“Mbështetja dhe fjalët e mira që kemi marrë janë fenomenale, nga miqtë, komuniteti lokal, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe madje edhe nga mbarë bota.”
Toni vendosi objektivin e ecjes 10 kilometra në një muaj pasi u frymëzua nga kapiteni Sir Tom Moore. Kapiteni Sir Tom Moore, 100 vjecari, veteran i luftës së dytë botërore u bë simbol në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën për mbledhjen e fondeve ndaj luftës për pandeminë e Covid-19.
Nëna e tij birësuese Paula Hudgell tha se e gjithë kjo u krijua për të përmirësuar ecjen e tij, e cila do të na jepte një ide nëse protezat do të ishin një zgjidhje, që ne tashmë e kemi parë se funksionojnë.//BBC//
Përshtati: Mapo.al