Aktualitet

Dje në Elbasan/ Arbitri: 9 tifozë të Tiranës u rrahën barbarisht në lokalin tim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:36 - 22/01/21 |
mapo.al

Arbitri anësor Astrit Mahmuti rrëfeu sot për mediat ngjarjen e djeshme ku u shkatërrua lokali i tij pas konfliktit të dhunshëm mes ultrasve të Partizanit dhe tifozëve të Tiranës, dje në Elbasan.





45-vjeçari kërkoi që të bëhen të tjera arrestime teksa pretendon se kanë qenë 70-80 ultras të të kuqve që kanë sulmuar dje 9 tifozë të Tiranës dhe kanë shkatërruar lokalin. Ditën e sotme, policia ndaloi dy tifozë për ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan.


“Për dëmin erdhi policia, bëri një proçesverbal. Kishin ndaluar dy tifozë, por janë shumë pak që kanë ndaluar. Dje kanë qenë 70-80 veta. Dëmi që më është bërë, nuk e di se ku do ta gjejë zgjidhjen. Kjo është pjesa më minimale në këtë histori.Ata djem që u sulmuan këtu ishin bij nënash, jemi njerëz. Jemi shqiptarë. Sporti bashkon, nuk ndan. Familja ime është tronditur. Dëmi 3 milionë lekë të vjetra.

Këta duan të imitojnë huliganët e huaj, por jemi shumë larg. Kemi të tjera halle. Jam aq i shqetësuar, saqë po kujdesem se çfarë duhet të them.


Kërkoj që dënimi të jetë maksimal, sikur të jetë dhe im vëlla. Të marrë fund, sepse nuk shkon kështu. Ata djem dje janë rrahur barbarisht, vetëm të vdisnin kishte mbetur. Ata ishin tifozë të Tiranës. Ishin djem të kulturuar. Nuk provokuan askënd. Vijnë dhe i godasin barbarisht. Njëri që i udhëhiqte ishe një djalë i shëndoshë, kapoja i ultrasve të Partizanit. Ngaqë isha i tronditur, nuk doja të merrja dikë në qafë që është i pafajshëm. Ai që u arrestua e kam parë herë të tjera. Jo s’ka lidhje me detyrën. Nuk ka gjë me qëllim ndaj meje, jam mëse i bindur”, u shpreh për mediat Astrit Mahmuti.


1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas