Tom Doshi shkoi në Vaun e Dejës ku u dogj KZAZ-ja nr. 6. Ai tha se materialet do të zëvendësohen, pasi do të vijnë me avion nga Sllovenia, ndërsa do merren masa edhe për të dielen e 30 qershorit.
Tom Doshi: Materialet zgjedhore do të zëvendësohen. U lidha me KQZ do të vijnë me avion prej Sllovenie dhe ditën e shtunë janë materialet këtu. Populli nuk do të ketë asnjë shqetësim, ata që kanë kryer këtë akt do të japin llogari para ligjit. Ky është një akt i shëmtuar. Këto gjëra ndodhin në Afganistan, jo në bashkinë e Vaut të Dejës apo në Shkodër. Për ne është pozitive që e pamë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Do marrin masa që edhe kjo qendër të jetë e mbrojtur.
Tom Doshi u zgjodh deputet në Shkodër nga lista e PSD-së së Gjinushit. Ai është rreshtuar në Parlament kah mazhorancës qeverisëse.