Aktualitet

Djegia e KZAZ-së në Shkodër, Apeli liron të arrestuarit nga policia






               Publikuar në : 10:03 - 12/07/19 |
mapo.al

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë të lirë të arrestuarit për djegien e KZAZ-së në Shkodër duke dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.


Sot gjykata vendosi detyrim paraqitje për shtetasit:

Alfred Nikolli

Gentian Bytyçi

Adi Garuci

Aleks Ndoj

Orlando Thepi

Ndërsa ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.

Një ditë më parë u la i lirë dhe ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Më datë 18 qershor protestuesit e opozitës hodhën bomba artizanale në dritaret e shkollës “Shejnaze Juka” ku ishin vendosur materialet zgjedhore të KZAZ-së.



CLOSE
CLOSE
Pas