Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Djegia e librit “Enver Hoxha” hap debat në Kosovë

by mapo.al
06/01/2012
in Arkiva 2
1

Gjatë historisë së njerëzimit janë shënuar shumë shembuj të djegies së librave, duke filluar që nga Mesjeta, për të vazhduar me djegiet e librave nga nazistët e Hitlerit, por dhe në kohë diktaturash. Shqiptarët i kanë ende të freskëta djegiet kolektive të librave të shkrimtarëve të ashtuquajtur revizionistë, në kohën kur vendi sundohej nga Enver Hoxha. Ka edhe shumë shembuj të tjerë të djegieve të librave, por që historia të përsëritej në Kosovë, pikërisht me djegien e librit biografik për diktatorin shqiptar Enver Hoxha, i shkruar nga Blendi Fevziu, asnjë nuk e kishte parashikuar. Ndodhi pikërisht në ditët e fundit të dhjetorit në Ferizaj, ku një grup qytetarësh që akoma jetojnë me “idhullin” e diktatorit dhe e lartësojnë figurën e tij dogjën në shenjë proteste biografinë e parë të shkruar mbi Enver Hoxhën, e para biografi bazuar në dokumente arkivore. E kjo ka hapur debate në Kosovë, ku disa shkrimtarë kosovarë kanë shprehur indinjatën për atë që ndodhi një javë më parë në Ferizaj të Kosovës. Shkrimtarët kosovarë e konsiderojnë si një akt vandal dhe të shëmtuar. Këtë veprim ata e krahasojnë me ato të inkuizicionit mesjetar si dhe me djegien e librave nga ana e nazistëve. Ata shprehen se ky veprim duhet të dënohet publikisht jo vetëm nga intelektualët kosovarë por dhe nga shoqëria civile. Veprimin e kryer nga organizata e ashtuquajtur “Fronti popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës” e dënojnë shkrimtarë dhe regjisorë të njohur të artit kosovar. Në protestën e tyre publike, bërë për mediat kosovare, shkrimtarët e kanë konsideruar djegien e librit një akt të shëmtuar, vandal dhe barbar të një grupi njerëzish që vazhdojnë të kenë nostalgji për epokën më të tmerrshme që kaluan shqiptarët. I pari, regjisori i njohur kosovar Bekim Lumi, e konsideron këtë akt si një shprehje të frustrimit skizofrenik të një grupi njerëzish që vazhdojnë të kenë nostalgji për diktatorin dhe epokën e tij të tmerrit. “Parë nga këndvështrimi sociologjik dhe psikologjik, akti i shëmtuar i djegies së librit ‘Enver Hoxha’ të publicistit Blendi Fevziu, në Ferizaj, është shprehje e frustrimit skizofrenik të një grupi dogmatësh, të cilët, krejt paradoksalisht, edhe 21 vjet mbas rrënimit të kultit tiranik të diktatorit Enver Hoxha, vazhdojnë të kenë nostalgji për epokën e tij të tmerrit, të terrorit e të territ. Përveç fyerjes dhe urrejtjes patologjike për autorin e këtij libri, ky gjest i mjerë dhe primitiv është, gjithashtu, fyerje e rëndë për mijëra viktima të despotizmit të çmendur enverist, të cilët, gjatë 50 vjetëve të diktaturës komuniste, u burgosën, u persekutuan, u ndëshkuan, u vranë e u masakruan çnjerëzisht”- u shpreh regjisori Bekim Lumi, i cili ftoi intelektualët shqiptarë për të dënuar publikisht këtë veprim. “Edhe pse është vetëm një akt i izoluar, me të cilin identifikohet një grup i vogël njerëzish të ndërkryer, ky veprim piromanesk, i ngjashëm me veprimet e grupeve inkuizicioniste, neonaziste e staliniste, duhet të dënohet publikisht nga të gjithë në Kosovë” – tha ai. Shumë më shumë i indinjuar rreth veprimit të bashkatdhetarëve të tij ka qenë dhe poeti kosovar Ndue Ukaj, i cili shprehet se krimet e diktaturës duhen dënuar me ligj. Ai e ka konsideruar akt tmerrësisht të shëmtuar dhe barbar, dhe se ky akt bëhet akoma më i shëmtuar sepse synon që të mbrohet diktatori Enver Hoxha dhe krimet që ai kreu ndaj një populli të tërë. “Ky akt, ashtu sikurse edhe disa të tjerë, janë një sinjifikativ i bollshëm që të na vetëdijesojnë se nevoja e miratimit të një ligji që dënon krimet e diktaturës se Hoxhës është nevojë imediate. Vetëm kështu, shoqëria shqiptare mund të çlirohet nga e keqja dhe vetëm në këtë mënyrë mund të vështrojmë saktë të ardhmen. Shqiptarët kanë nevojë ta ndëshkojnë moralisht diktaturën e Enver Hoxhës, ashtu sikurse pushtimet e tjera, që bënë gjenocid mbi shqiptarët, sepse në këtë formë krijohen parakushtet e domosdoshme për të ecur drejt së ardhmes. Glorifikimi i diktatorit komunist përbën krim”- tha poeti, i cili theksoi se, me këtë akt të djegies së librit mbi figurën e Hoxhës, fyhen mijëra e mijëra viktima të dhunës së pashembullt që bëri Enveri mbi shqiptarët. “Djegia e librit, një natë para përvjetorit të 71-të të vdekjes së poetit kombëtar At Gjergj Fishta, të cilit diktatori ia prishi edhe varrin dhe eshtrat ia hodhi në lumë, është një sinjal tepër i rrezikshëm për të ardhmen e kombit. Shqiptarët kanë nevojë përfundimisht të çlirohen nga të këqijat që u sollën pushtimet e shumta, si ai turko-otoman, serb dhe diktatura e Enverit. Këto pushtime kanë robëruar trurin e disa shqiptarëve, andaj sikur në gjithë botën demokratike, edhe ne duhet t’i dënojmë me ligj këto pushtime që bënë gjenocid mbi qenien shqiptare. Duhet të marrim shembull nga Franca, e cila këto ditë dënoi me ligj gjenocidin turk kundër armenëve dhe konsekuencat që pasojnë për përkrahësit e tij”- tha Ukaj. Edhe shkrimtari Ardian Haxhaj iu bashkua zërit të intelektualëve kosovarë, duke u shprehur kundër djegies së librit të Blendi Fevziut. Sipas tij, ky është një akt vandal, që të sjell ndër mend djegiet e librave nga nazistët. Haxhaj pohoi se ky është një veprim kundër fjalës së lirë. “Është mendësi totalitariste që mundohet, përmes kërcënimeve, ta bllokojë fjalën e lirë, t’i bllokojë argumentet. Enver Hoxha ka qenë një diktator, pasojat e diktaturës së të cilit po i përjetojmë edhe sot”, tha Haxhaj. Libri ‘Enver Hoxha’ i Blendi Fevziut ka hapur një debat të gjerë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Por pavarësisht debatit të hapur dhe mendimeve pro dhe kundër, libri ‘Enver Hoxha’ i Blendi Fevziut është, padyshim, libri më i shitur në tregun mbarëshqiptar. Si e para biografi e Enver Hoxhës, libri është bazuar në dokumentet e arkivave personale dhe në rrëfimet e atyre që e njohën. Për Fevziun konsiderohet si një shtysë për hulumtimin e mëtejshëm të fakteve të historisë, me qëllimin që brezat që vijnë të njohin të vërtetën e pathënë mbi kriminelin e talentuar Enver Hoxha.



JU SUGJEROJME

Emri/ Punonte në kantinën e verës në Itali, 43-vjeçari shqiptar ndërron jetë nga asfiksia
Arkiva 2

Emri/ Punonte në kantinën e verës në Itali, 43-vjeçari shqiptar ndërron jetë nga asfiksia

15/12/2022
Kush do të jetë “Mbreti” i ri i lojërave të fatit?
Arkiva 2

Kush do të jetë “Mbreti” i ri i lojërave të fatit?

10/12/2022
BE financim tubacionit të gazit Vlorë-Fier, Balluku: Ja projektet që u përfituan nga Samiti
Arkiva 2

BE financim tubacionit të gazit Vlorë-Fier, Balluku: Ja projektet që u përfituan nga Samiti

06/12/2022
Game Over
Arkiva 2

“Nëse kërkon përballje, ne gati jemi”, Berisha ‘paralajmëron’ Ramën

02/12/2022
Next Post

Abuzuan me ushqimin, 200 vetë në urgjencë

Comments 1

  1. Kosovari says:
    11 years ago

    Urime autorit te liberit,Historia e kombeve dhe e protagonisteve te tyre nuk mund te fshehet,Enveri i zhyti duart ne gjak,perdori njerezit si guret e shahut,kujto sa here eshte ribotuar historia e PPSH?Po byro politke sa jane nderruar?sa udheheqes ish shoket e enverit,u persekutuan?Koha kur krimineli shkruan historine iku,nuk eshte vetem dokumentimi i fakteve te nje libri te Z.Feiziu te cilat familja hoxha dhe idhetaret enveriste i acaron,eshte pikerisht historia qe s’ndalohet dot ne shpalosjen e te vertetes te cilen ata mundohen ta djegin e ta varrosin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In