Opozita e bashkuar ka deklaruar publikisht djegien e mandateve, një process që ka nisur dhe pritet të finalizohet zyrtarisht të enjten. Kjo situate ka futur në udhëkryq mazhorancën, e cila duket, denoncohet se ka skenar edhe blerjen e emrave poshtë vijës fituese nga listat e PD-së apo LSI-së. Pra, kur deputetët aktualë dorëzojnë mandatet në Kuvend, sipas ligjit mandati i kalon emrit pasardhës në listën shumëemërore të kandidatëve. Kështu nuk përjashtohet mundësia që mazhoranca të kërkojë të sajojë një “opozitë” për të mbajtur pushtetin. Për këtë u pyet sonte Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në emisionin “Opinion”. Konkretisht, ishte Alfred Peza i PS-së që ngriti argumentin, se si do të veprohet me rastin e Lefter Maliqit, i cili nuk do pranojë të lëshojë mandatin.
Bardhi u përgjigj se këto janë tentativë të Ramës për të blerë kandidatë të opozitës. “Rama të ndalë tentativat për të blerë kandidatet e opozitës. Ne do procedojmë më dorëheqjen vullnetare të gjithë kandidatëve. Në zgjedhjet e shkuara PD nuk ishte në koalicion. Ndaj nuk ka zgjidhje ligjore mandatet nuk i kalojnë partive të tjera”, tha Bardhi.
Lefter Maliqi? “Ai nuk është kandidati i PD, i është një drejtor i Partisë Socialiste. Po le ta gëzojë mandatin”, shtoi Bardhi.
Ikni e thyeni qafen, njehere e mire e mos u kthefshi me , se na keni ca K.RIN keto 29 vjet. Kerma politike!