PD në mbledhjen e Grupit, vendosi sot në mënyrë unanime djegien e mandateve të deputetëve. Ndërkaq, ka ardhur reagimi nga zv/kryeministri Erion Braçe i cili thotë se mandatet digjen tani pasi nuk kanë çfarë i bëjnë reformës në drejtësi.
“As SPAK e as BKH, as Gjykatës Kushtetuese, as Gjykatës së Lartë, të gjitha në punë shumë shpejt”, shkruan Braçe duke nënkuptuar kështu se qeveria do vazhdojë edhe pa opozitën në Kuvend.
“Arsye e fortë apo jo?! Vetëdjegia buron nga deshpërimi i madh! Arsyeja është #ReformaPerpara pa pyetur për bllokimin me tym e flakë, hekur e beton, votë e bojkot prej tyre”, shkruan më tej Braçe.
Kujtojmë se pas dorëzimit të mandateve, në PD do të ngrihet një grup pune për teknikalitetet e procedurat që do ndiqen në vazhdim, në përputhje me statutin e partisë.
/Gazeta Mapo/