Aktualitet

“Gabuam me mandatet”, Meta falenderon Kryemadhin: Në 2022 rikthehem në LSI














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:28 - 28/04/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falenderuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, duke shtuar se “këto mbifuqizuan pushtetin e kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve“.






Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.


Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.







Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

Lexo edhe :  "Rama 3", Prokuroria-Metës: Ministrat nuk kanë probleme me drejtësinë


LEXO EDHE: 



Kryemadhi: Kërkoj falje, djegia e mandateve ishte strategji e gabuar

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas