Vetëm pak pasi kreu i PD, Lulzim Basha njoftoi vendimin unanim të demokratëve për djegien e mandateve, në zyrë e tij ka mbërritur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Mapo mëson se kryetarja e LSI diskutoi me kryedemokratin Basha mbi hapat e mëtejshme që do të ndërmarrë opozita.
LSI ende nuk ka dalë me vendim zyrtar për qëndrimin e saj, pasi një gjë e tillë do vendoset nga mbledhja e grupit parlamentar sot në orën 17:00.
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Basha ka deklaruar zyrtarisht se deputetët vendosën unanimisht për djegien e mandateve duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim. Grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.
Ndërkohë një ditë më parë edhe pse nuk u shpreh qartë nëse do mbështesë propozimin e kryedemokratit për djegien e mandateve, Kryemadhi shkroi në një postim në Facebook: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”.
“Mandatet”/ LSI shtyn mbledhjen për në orën 17:00, deputetët: T’i djegim
/Gazeta Mapo/