24 orë pas firmosjes së djegies së mandateve nga deputetët e opozitës, Kuvendi i Shqipërisë nuk humbet kohë duke i përcjellë kërkesat Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin e deputetëve sipas listës shumëemërore të PD dhe LSI. Afati për të dorëzuar kërkesat e 56 deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi nuk ka marrë më shumë kohë duke i nisur për në KQZ direkt.
Sipas rregullores, brenda 30 ditëve KQZ-ja duhet të shprehet për ndërprerjen e mandatit të deputetëve të opozitës si dhe zëvendësimin e tyre.
Opozita vendosi të djegë mandatet e deputetit duke kërkuar qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.