Vjen mesazhi i parë nga BE për aksionin e fundit të opozitës, djegien e mandateve parlamentare. Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic deklaroi se Bashkimi Europian pret nga qeveria që të angazhohet për bisedime me opozitën për të tejkaluar situatën aktuale.
Duke folur për agjensinë shtetëtore të lajmeve, ATSH Kocijancic tha se “thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për zbatimin e reformave të kërkuara nga BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”.
Shume vone. Vendimi nga opozita eshte marre. Nuk mund te ulesh ne tavoline me hajdute, kriminele e injorante.