Aktualitet

Djegia e mbetjeve/ Basha: Masakër mjedisore në Fier, po helmohen fëmijët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:20 - 30/07/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për djegien e mbetjeve urbane në Fier.






Nëpërmjet një serie statusesh në “Twitter“, kreu i PD, shkruan se kjo katastrofë po helmon fëmijët.


Ai nënvizon se PD ka depozituar në SPAK faktet, si dhe shton se është koha për të ngritur zërin, për veten, shëndetin, e familjet tona.









Postimi i plotë:



Shikojini këto imazhe të tmerrshme. Dita e katërt e katastrofës mjedisore në Fier. E solli një skemë kriminale si në Durrësin e Kavajës.Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që duhet të justifikohen më pas faqeve të majme të inceneratorëve me aksionerë mafianë dhe qeveritarët e korruptuar.

Viktimat janë njerëz që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorët. Censurohet media: heshtje e blerë nga mafia e inceneratorëve. Kështu e do regjimi Shqipëria: pa të drejta, pa liri, pa të vërtetë. Prandaj shkel ligjet, pasurohet dukë vrarë shëndetin dhe ekonominë, grabit buxhetin e shqiptarëve, shantazhon dhe blen drejtësinë dhe median. Askush nuk mund të pretendojë se nuk e sheh dhe nuk kupton.

Lexo edhe :  Përballë Berishës, koha që Basha të bëjë betejën e jetës!

Demokracia vdes në heshtje. Koha për të ngritur zërin! Për veten tuaj, për shëndetin dhe familjen tuaj. Për taksat ju të vjedhni dhe të dëshironi të dhunoni!

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas