Për këtë ndeshje do flitet gjatë, ndoshta për dekada. Liverpuli mposhti Barcelonën një natë më parë në stadiumin e tyre, që për Arsen Venger është ‘stadiumi më i urryer në botë’. Në atë ‘ferr’ nuk del kollaj i gjallë. Kështu ndodhi edhe me Messi-n dhe kompani, duke vulosur kështu rënien e dy ‘perëndive’ të futbollit, Ronaldo dhe Messi.
Por çfarë u tha trajneri i jashtëzakonshëm, Juergen Klopp, lojtarëve të tij, që ishin jo vetëm të papërmbajtshëm në fushë, por edhe intelektualisht më lart se Barcelona, sidomos kur prodhuan një goditje këndi spektakolare dhe të zgjuar?
LEXO EDHE:
Mbrojtësi Dejan Lovren ka zbardhur fjalimin frymëzues të Kloop përpara nisjes së ndeshjes.
“Djema, besoni! Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 ose 20 minutat e para, besoni në minutën e 65-të, 66-të, 67-të, se mund të shënojmë. Më pas me Anfield-in pas nesh, më besoni djema që mund t’ia dalim”.
“Ia dolëm njëherë kundër Dortmundit, mund ta bëjmë sërish sonte. Tregoni se keni tope sonte”.
Entuziazmi i Klopp nuk u përmbajt as pas ndeshjes, kur ai foli për një TV, duke lëshuar edhe një fjalë të ndaluar.
“Djemtë janë gjigandë të q…, nuk e di si e bënë këtë, e pabesueshme” tha ai. Trajneri nuk kërkoi falje për fjalën e tij, por tha se nëse donin, mund t’i vinin gjobë.