Aktualitet

Djemtë në trafiqe/ Detaje nga tritoli në shtëpi, në Gjirokastër





               Publikuar në : 21:53 - 20/11/19 |
mapo.al

GJIROKASTËR – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shpërthimi i tritolit në banesën e Fadil Tolës në Gjirokastër. Sipas raportimeve, dyshohet se djemtë e Fadil Tolës janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe u sulmuan për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Mësohet se ata janë kontigjent i njohur për policinë, pasi rezultojnë persona me precedent penal në trafikimin e narkotikëve.


Shpërthimi në banesën e familjes Tola ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme. Fillimisht u dëgjua një zhurmë e madhe dhe më pas u mësua se një sasi tritoli shpërtheu. Nga shpërthimi nuk pati të plagosur por dëme të konsiderueshme materiale.



Njoftimi i Policisë


Gjirokastër.

Informacion paraprak.

Njoftohemi se në fshatin Shtëpëz, njësia administrative Cepo, në banesen e shtetasit F.T. ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë, ka dëme materiale, nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje ka shkuar grupim hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

LEXO EDHE:

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një banesë në Gjirokastër (Emri)


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas