Mark Wahlberg është një nga aktorët më të njohur dhe të dashur në botë. Ai duket se e merr shumë seriozisht regjimin e tij.
Jo më kot, 47-vjeçari ka një trup për t’u adhuruar. Kur një fans e pyeti aktorin se sa herë bën stërvitje, ai publikoi të detajuar një ditë nga jeta e tij.
Gjithçka nis me zgjimin në orën 2.30 të mëngjesit dhe përfundon në orën 7:30 pasdite kur ai bie në gjumë. Aktori tha se i përmbahet në mënyrë shumë strikte kësaj agjende.
Dita tipike
2:30- zgjimi
2:45- koha e lutjeve
3:15- mëngjesi
3:40- 5:15- stërvitje
5:30- ushqim pas stërvitjes
6:00- dush
7:30- golf
8:00- ushqim i lehtë
9:30- terapi në dhomën e akullt
10:00- pak ushqim i lehtë
11:00- koha e familjes/takime/telefonata pune
1:00- dreka
2:00- takime/telefonata pune
3:00- marr fëmijët në shkollë
3:30- ushqim i lehtë
4:00- stërvitje
5:00- dush
5:30- darka/koha e familjes
7:30- gjumë