Aktualitet

Raporti sekret: Grupi paramilitar nga Kosova do digjte Kuvendin






               Publikuar në : 14:03 - 18/09/19 |
mapo.al

Sekretet për mundësinë djegies së parlamentit në 8 qershor kur ishte parashikuar protesta e opozitës kanë mbërritur tashmë në Komisionin Hetimor të Parlamentit. Ka qenë Kreu i Shtetit që i ka dorëzuar dokumentin kryetarit të këtij komisioni. Por asnjë nga të dhënat nuk do të bëhet publike. Në pritje të raportit të Komisionit të Venecias, deputetët e mazhorancës propozuan shtyrjen me dy muaj të afatit të punës.


“Jemi dakordësuar që në fillim që ky komision dot ë presë opinionin e Komisionit të Venecias, sepse jemi dakordësuar bashkërisht që Komisioni i Venecias të në ofrojë ekspertizën e nivelit më të lartë. Meqë veprimtaria e këtij Komisionit mbaron në datën 8 tetor, lind nevoja që ne ti drejtohemi Kuvendit për të patur një afat shtesë që ky komision të përfundojë me sukses detyrën që i ka ngarkuar Kuvendi. Unë kam propozuar që zgjatja të jetë prej dy muajsh. Por mund të jetë afat më i shkurtër ose më i gjatë, këtë ta vendosim bashkërisht”, – u shpreh Ulsi Manja



Zgjatja e afatit të komisionit u kundërshtua nga opozita e re parlamentare, të cilët theksuan se nuk ka shkelje të kushtetutës prej presidentit. Sqarime mbi deklaratat e Kreut të Shtetit i janë kërkuar dhe kreut të SHISH Helidon Bendo prej komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, i cili pritet të dëshmojë.

Dokumentit sekret: Grupi paramilitar nga Kosova do digjte Kuvendin
Bëhet fjalë për një informacion të përmbledhur në pak rreshta nga ku SHISH informon, se agjentët e infiltruar brenda strukturave organizative të protestave të opozitës, kanë mundur të sigurojnë informacionin se në protestën e 8 qershorit, do të përfshihej një grup paramilitar i ardhur nga Kosova apo trevat e tjera etnike shqiptare. Ky grup në përbërje të tij kishte njerëz me formim ushtarak, me misionin final, djegien e Kuvendit të Shqipërisë.

Dokumenti sekret nuk jep të dhëna se kush ishin këta persona, kush i kishte paguar apo financuar mbi të gjitha nëse ishin të armatosur dhe me çfarë mjetesh do të mund të çanin rrethimin policor të Kuvendit.

Dokumenti thuhet se nuk i jep përgjigje pyetjeve të tilla. Ndërkohë që në një skenar të ngjashëm 21 vite më parë, më 14 shtator të vitit 1998, u fol se persona të armatosur të krahut të FARK kishin marrë pjesë në sulmin kundër institucioneve dhe marrjes me dhunë të Kryeministrisë.

Këtë informacion SHISH e ka ndarë edhe me agjencitë homologe partnere mes tyre edhe ato të SHBA.

Përmbajtja e dokumentit sekret do të analizohet nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe në raportin final që do t’i dërgohet Kuvendit, do të marrë përgjigje pyetja: A ishte i mjaftueshëm ky informacion për ta detyruar presidentin Ilir Meta të zhdekretonte dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit?/t.ch


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas