ShowBizz

“Do digjja burgun pa marijuanë”/ Stresi sfidon hapur shtetin







               Publikuar në : 14:16 - 22/07/19 |
mapo.al

Reperi i njohur Stresi ka rrëfyer së fundmi për emisionin “72 sen” se si ka qenë qendrimi i tij në burg përgjatë tetë muajve, nën akuzat për pjesëmarrje në grup kriminale, armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ai u shpreh se ka konsumuar rregullisht marijuanë dhe se ka qenë i informuar për atë çka ndodhte jashtë përmes telefonit të tij personal.


“Mos me pasë vëlla marijuanë, do ishte djegur burgu, do merrte flakë me sektor dhe me krejt. Vinin shefat thonin ça ke që je nervoz. I thoja vëlla, shtije vëlla, se s’rrinin çunat. Normale, ditë për ditë. Ndryshe aty, ishte keq, por ne kemi kaluar mirë. Rakinë e kemi bërë vetë. Raki kivi. I sugjeroj të gjithëve që rakinë ta bëjnë me kivi. Del më e fortë.

Ushtrohesha, me parelele. Kur flisja me të shtëpisë, ua mbyllja shpejt se kishim gjëra për të bërë në burg. Unë kurrkushi s’jam. Jam informuar shumë mirë për reperat jashtë, se kisha telefon. Është pjesë e jetës , po mirë, kam kaluar shumë mirë. Është njerëzore me arrit aty, pavarësisht se unë kam qenë burg politik”-tregoi Stresi.

Risjellim në vëmendje se reperi është tashmë i njohur për përplasjet e tij me qeverinë Rama. Dhe ky rrëfim i tij mund të merret fare mirë si një sulm i hapur ndaj qeverisjes aktuale.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas