Friday, June 24, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Do e dekretojë qeverinë e re? Meta: Jam i detyruar të respektoj Kushtetutën

by mapo.al
17/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Presidenti Ilir Meta foli nga Korça për situatën politike në vend duke theksuar se me kthimin e opozitës në parlament janë rikthyer mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë funksionale.

Meta deklaroi se para zgjedhjeve kishte zero opozitë dhe situata ishte katastrofike duke theksuar se tashmë opozita duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament që institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë Kushtetutën e Shqipërisë.

Pyetur nëse do e dekretojë qeverinë e re, Meta u shpreh se është i detyruar të respektojë kushtetutën.

“Meqenëse përmendët doktorin unë do të lutesha të mos rrini kaq pranë me njëri tjetrin dhe të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë situatë të pandemisë pasi ka një tendencë të përkeqësimit dhe rikthimit të një vale tjetër.

Sa i takon situatës së demokracisë edhe ajo kuptohet që është në gjendje problematike. Është shumë më mirë se situata katastrofike para 25 prillit në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues dhe funksional, në kushtet e zero opozitës në institucionet vendore.

Pas 25 prillit janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë funksionale dhe ai është qëllimi ynë kryesor dhe duhet të jetë i të gjithë qytetarëve që zëri i tyre të dëgjohet. Nuk jemi këtu për të interpretuar dhe për të nxjerrë nga konteksti atë që kam thënë unë. Kam shumë kërkesa nga gazetarët për të dalë në studio.

E kam gjykuar të panevojshme një gjë të tillë pas 25 prillit për arsye se besoj se protagonizmi im nuk ka qenë i kërkuar nga Ilir Meta por i imponuar në mbrojtjen të demokracisë në kushtet e braktisjes nga opozita të institucioneve dhe në kushtet e maxhorancës për të kapur çdo institucion, në mënyrë të veçantë Gjykatën Kushtetuese dhe për të krijuar një situatë të pashpresë për demokracinë dhe ndryshimin.

Jam i detyruar të respektoj kushtetutën. Askush nuk duhet të presë detyrat që u takojnë aktorëve të tjerë. Shpresojmë që opozita të përmbushë përgjegjësitë e saj në parlament dhe institucionet e tjera të rimarrin veten dhe të respektojnë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Tags: demokraciaMetaqeveria e reVideo

JU SUGJEROJME

Ngritën shtëpi bari me 2 mijë bimë, u vendosën në pranga 3 shqiptarë
Aktualitet

Ngritën shtëpi bari me 2 mijë bimë, u vendosën në pranga 3 shqiptarë

24/06/2022
SHIFRA E DITËS: 22 vite pritje, BE si “Godoja” për Shqipërinë
Aktualitet

Rama për negociatat: Nuk jemi ne ngadalë, statusi i kandidatit është një pilulë kundër depresionit

24/06/2022
Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit
Bota

Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit

24/06/2022
Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit
Bota

Biden kundër aborteve: Gratë do të detyrohen të rrisin edhe fëmijën e përdhunuesit

24/06/2022
Next Post
Aksioni i Berishës, Meta: Si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet

Aksioni i Berishës, Meta: Si vera, sa më shumë kohë kalon aq më tërheqës bëhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ngritën shtëpi bari me 2 mijë bimë, u vendosën në pranga 3 shqiptarë
  • Rama për negociatat: Nuk jemi ne ngadalë, statusi i kandidatit është një pilulë kundër depresionit
  • Negociatat me BE-në/ Preç Zogaj: Jemi pasojë, ndaj mos marrim rol në qendër të skenës
  • Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen vendit
  • Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In