Kejsi nuk ngurron në asnjë çast për të treguar nëpër rrjete sociale dashurinë që ndjen karshi Stresit, i cili prej muajsh ndodhet në qeli për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Së fundmi, ajo është pyetur nga një ndjekës nëse do ta linte reperin në rast se do t’i ofroheshin 5 milionë euro dhe përgjigjia e saj ka rikonfirmuar edhe njëherë lidhjen e ngushtë midis tyre. “Se kisha ndërruar as për 5 bilionë”, ka shkruar Keisi në postimin e saj në “Insta Story”, ku dallohet në foto sëbashku me Stresin.