Aktualitet

Do e përjashtonit Berishën? Kadilli: Ish-kryeministri institucion, vendos vetë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 25/05/21 |
mapo.al

Kandidati tashmë për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, në një deklaratë për mediat, u pyet nëse do ta përjashtonte ish-kryeministrin Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nëse bëhet kryetar i partisë.






Kadilli theksoi se ish-kryeministri është institucion më vete, nuk është as deputet. Ai shtoi se Berisha si një institucion më vete, e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.


“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes institucionit mes PD-së dhe tij, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.







Fatbardh Kadilli foli ndër të tjera edhe për platformën e tij politike, duke thënë se synon të ndryshojë sot PD-në, për të ndryshuar Shqipërinë nesër.



“Jam deklaruar për një PD të pastër. Nuk duhet të kemi forum rinor sa për sipërfaqe. Unë jam për një PD fituese, jam për PD që shndërrohet në lëvizje popullore dhe frymëzon shoqërinë, një forcë politike që ka lidhje të shkurtër me qytetarin.

Unë dua të zgjoj individin politik, duhet të jetë forcë politike që nuk zhgënjen, që ka raporte të mira me mediat, në mbrojtje të orientimit perëndimor, duke garantuar hapësirë për çdo individ, që garanton zhvillim të kauzave, zhvillim karriere.

Unë jam për një PD të vërtetë. Jam për një PD që ka të njëjtin standard si për veten edhe për kundërshtarin, PD që do drejtoj do të rishikojë ndarjen administrative. Duhet të sfidojmë modelin okupues të partisë, i qëndroj parimeve të mia në vlerat e konservatorizmit modern. Jemi në një garë e unë kam vizionin më të qartë për drejtimin e partisë, për të ardhmen e ndritur të PD-së”, u shpreh Kadilli.

LEXO EDHE:

Kandidat për kryetar në PD, Kadilli: Jam më i miri, do largoj Edi Ramën

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas