Që mazhoranca të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, duhen 2/3 e votave në Kuvend. Kjo do të thotë se duhen edhe votat e opozitës së re në Kuvend, pasi mazhoranca nuk i ka 94 vota. Në një prononcim për mediat Lefter Maliqi, deputeti i opozitës së re ardhur në Kuvend nga listat e PD-së pas djegies së mandatit, thotë se nuk do të votojë për shkarkimin e Metës.
“Në asnjë mënyrë,Presidenti bëri aktin më të mirë në shërbim të vendit. Shmangu konfliktin dhe përplasjen civile. Tregoi veten mbi palët dhe do të mbahet mend në histori për veprimin si burrë shteti”, u shpreh Maliqi.