Xhisiela Maloku duket se rrezikon vetë pasi ka gënjyer organin e akuzës sa i përket çështjes ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.
Sipas Shqiptarja.com, ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është dhe përgjimi ambiental që ka kryer në ambientet e prokurorisë mes dy protagonistëve të kësaj çështje, të pandehurit Rexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku.
Përgjimi është kryer fill pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve. Në këto kushte të tensionuara është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë që të qetësoheshin dhe pikërisht aty janë përgjuar. Pikërisht në këtë moment mes tyre ka nisur një bisedë, ku Rexhep Rraja fillon i thotë se ‘çfarë na bëre, përse e sajove gjithë këtë histori të tillë, me hotel dhe pistoleta’.
Ndërsa nga ana tjetër Xhisiela ia kthen Rrajës se ‘ç’ke ti, se unë nuk do flas më për dhunën, nuk do i tregoj gjë asaj’, duke ju referuar prokurores. “…kam për ta gënjyer… atë se më ka çmendur, më kërkon shumë dhe këmbëngul, çfarë t’i bëj…” vijon të thotë në bashkëbisedim Maloku. Më tej kjo e fundit vijon t’i thotë të dashurit të saj Rraja se sapo t’i nxjerrin nga aty ku janë, dhe ta marrin në pyetje, do i kërkojë prokurores se është keq psikologjikisht, do e gënjejë në mënyrë që ajo të mos vazhdonte të këmbëngulte për ta marë në pyetje.
Ndërsa nga ana tjetër i pandehuri Rraja i thotë se: “Të kam thënë që kam plane të tjera për ne të dy…por gjërat i ke komplikuar shumë ti. Plus që babai nuk është dakord me këtë lidhje”. Gjithashtu Rraja ka vijuar t’i flasë Xhisiela Malokut duke i pohuar se ajo kishte gënjyer edhe për pistoletën në hotel. “…Pse ke gënjyer për pistoletën xhanëm…”- i thotë Rraja, Malokut. Më tej djali i deputetit të PS vazhdon në bashkëbisedim me Malokun se ‘dakord dhunën e pranoj që të kam goditur në hotel, por pistoletë nuk kisha. Ti e shpike’. Nga ana tjetër ai i thotë Xhisielës që të mos merret më me prokuroren pasi sipas tij ajo është e çmendur. Ndërsa Xhisiela ia kthen se do i thotë që nuk është mirë psikologjikisht, do e gënjejë në mënyrë që të mos e mari më në pyetje atë ditë dhe se si do e gënjente Xhisiela Maloku prokuroren në vazhdim. Ndërkohë mësohet se fjalët mbyllëse të kësaj bisede të përgjuar nga prokuroria janë për daljen nga prokuroria dhe drekuar së bashku në restorant.
Biseda pas pajtimit:
Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë ndonjë gjë se vdiqa.
Rexhepi: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë?
Xhisiela: Do vish ti?
Rexhepi: Po vi, vi unë. Prandaj po të them mos prish punë.
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre, m’çmene. I kam hudh fare, më kanë marr në pyetje disa herë.
Në këtë bisedë tjetër mes të dëmtuarës dhe të pandehurit Rexhep Rraja duket që palët janë të pajtuar dhe madje shkojnë drejt daljes nga prokuroria për të drekuar së bashku.
per aq koh sa esht ne krahet e edvin geron rrahman fatmir xhaf rraj rames nuk i ndodh asgje.keta jan koka e arta markut dhe kembet.rama ka ber qenef negjmije e jo shtet.ku ka shtet me rosha,gerona,dosha,artur busha,rrahmana edvina etj.