Aktualitet

“Do i griset vello nuses”, Shqipja zbulon çiftin e vërtetë në Për’Puthen









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:46 - 24/01/21 |
mapo.al

Më herët këtë javë, bëri super bujë një video e postuar nga Shqipe Hysenaj ku ajo thoshte se “demaskonte” Andin. Shqipja ka publikuar sot disa mesazhe zanore që Andi i ka dërguar në WhatsApp, që vërtetojnë të kundërtën e mbështetjes së tij për Tean kur kjo e fundit ishte përplasur me Shqipen.



Shkak i reagimit të Shqipes është bërë deklarata e nënës së Andit që shprehet se djali i saj s’ka patur asgjë me atë, por donte vetëm të shihte reagimet e Teas. Në mesazhet e publikuara prej saj, Andi shprehet se pas Teas nuk ka dalë sepse i interesoi shumë ajo që e preku atë, por për diçka tjetër. Për ta nxjerrë situatën në favor të Shqipes.


Kjo e fundit shkruan se mes tyre ka patur ndjenja që u shuan më vonë. Por, nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean.




Ajo shprehet se Andi është mashkulli më i pafytyr që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist.  Madje në një pjesë ai e cilëson veten si “burri i Shqipes”, kur i thotë tu tregojë familjarëve të saj të vërtetën siç është.

Lexo edhe :  “Disnivel intelektual, si ulesh krah Anës dhe Shqipes?”, ja si përgjigjet Dojna


As Tea dhe as Andi nuk kanë reaguar rreth këtyre videove, ndërkohë që Shqipja vazhdon të publikojë të tjera foto ‘kompromentuese’ në rrjete sociale.

Ish-konkurrentja pretendon se lidhja e vërtetë në prapaskenat e emisionit është mes Teas dhe Beartit, konkurrentit të larguar disa javë më parë.


Madje, ajo ka publikuar edhe foto ku Tea shfaqet e veshur me bluzën e Beartit, teksa shkruan:

“Tea, shkove ti në Kosovë e more bluzën? Apo erdhën ta sollën këtu? Dhe ti e di miiiirë për kë dhe çfarë bëhet fjalë. Dhe mos u argumentoni me fjalë të kota gjasme e dinit për voice-n që unë do hidhja, sepse unë nxjerr dhe materiale që s’jua merr mendja kurrë që unë i kam, apo jo Andi?”

“Për këdo që ka dyshime, çifti i vërtetë prapa skenave, por nuk dua të nxjerr foto private. Meridian Ramçaj bëhu gati, sepse sot ka diçka të lezetshme, do i griset vello nuses.”– shkruan Shqipja.

Mbetet të presim e të shohim nëse kjo deklaratë dhe këto foto do të diskutohen sonte në “Për’Puthen Prime”.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas