Kryesore

‘Do isha më krenare po të ishe ti ministër’: Balla dhe Kryemadhi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin






               Publikuar në : 12:02 - 31/01/19 |
mapo.al

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur kritikat e saj për ministrat e rinj të qeverisë. Në fjalën e saj në Parlament, ajo tha se ministrja e Financave është vënë në shërbim të kryeministrit Rama për t’i pastruar atij paratë e pista. Ndërsa duke iu drejtuar Taulant Ballës tha se do ndihej me krenare nëse do ishte ai ministër.


“Ke marrë përsipër një punë të vështirë, a je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën?! Nëse po, dashuria për të i kaloka të gjitha hapësirat njerëzore. Ne në fakt duhet të sjellim një model tjetër. Për këtë kemi luftuar Taulant, që të jemi të barabarta dhe mos kemi kompleks”.

“Njerëz që planfikojnë të vijnë këtu dhe të shkatërrojnë partitë politike, kushdo qofshin ato, të mëdha dhe të vogla. Unë mund të them nuk paska socialistë që kanë mbaruar shkollat jashtë shtetit për të qenë ministra?! Sa të duash ka, edhe në grupin tuaj paralementar. Ti i pari mund të ishe ministër dhe unë do ndihesha shumë krenare që ti të ishe ministër edhe me problemet që ke ti, sepse do ishe një socialist, që ke qenë që në kohën e Fatos Nanos. Por ai nuk ju do ju. Ai e do PS për të pastruar paratë e pista dhe për të mbledhur paratë që i kanë humbur. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me të,” tha Kryemadhi.

Kurse kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas fjalorit të rëndë që përdori kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

“Shfaqja që sapo pamë, në radhë të parë të gjithë keni në tavolina kodin etik, në nenin 11 zoti Spaho, pika dy kodi i sjelljes përcakton qartë që kur në këtë foltore një deputet apo ministre merr fjalën për herë të parë, pavarësisht nga cili grupi vjen, të gjithë deputetë janë të detyruar ta dëgjojnë, neni 6 e 12 po ashtu, flet për respekt të kujtdo që merr fjalën.

Deputetja e LSI bëri disa pyetje, ministrja dha këndvështrimin e saj për çështjet e ngritura, grupi i PD në mënyrë të paparë, i drejtuar nga kryetari në detyrë i PD, sulmoi foltoren që të mos linte ministren t’i përgjigjej pyetjeve të bëra nga grupi i LSI. Mësohuni, mësohu Monika se je që në vitin 2001 deputete, me ndërprerje të shkurtër, keni dëshirë ministren, kryeministrin për çështjet që ngritët, keni interpelancën, mocionin me debat, por të lutem Monika, ça ka ndodhur që nuk po rakordohesh me Lulin, Mona ca ka ndodhë?”


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas