Aktualitet

“Do ja çjerr maskën!”, Andi ia kthen kështu Jasminës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:53 - 12/05/21 |
mapo.al

Disa ditë më parë, çifti shumë i komentuar i momentit, Andi dhe Jasmina, vendosën të dalin përfundimisht nga emisionin “Për’puthen”, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut.






Mesa duket marrëdhënia mes dyshes nuk është siç duhet dhe shkak për këtë është bërë sërish këngëtarja Diona Fona.


Nëpërmjet një fotoje në Instagram, ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit se Andi ka qenë i ftuar në ditëlindjen e Fationit, por është larguar menjëherë drejt Vlorës për të qenë protagonist në videoklipin e Dionës dhe siç duket kjo gjë e ka revoltuar Jasminën.





Ajo u ka kërkuar fansave që të të mos i bëjnë më tag në foto apo video me të.



Nga ana tjetër, Andi ka vendosur që të mos deklarohet në lidhje me këtë situatë, por veprimi i tij i fundit tregon shumë mbi marrëdhënien e dyshes. Nga një verifikim, vihet re se Andi nuk e ndjek më Jasminën në Instagram.

Lexo edhe :  Jasmina plas ‘’bombën’’, Andi më la vetëm iku me Diona Fonën


Kjo ka shqetësuar fansat, të cilëve u ka rënë në sy ky detaj dhe kanë nisur nga vëzhgimet dhe mesa duket të njëjtën gjë ka bërë edhe ajo, duke nxitur dhe më shumë dyshimet e ndjekësve.

 

2,262


Etiketa: ,

Pas