Bebe Rexha u kërkoi publikisht pak kohë më parë këngëtareve me origjinë shqiptare (Dua Lipës, Rita Orës dhe Ava Max) që të realizonin një këngë së bashku. Dua Lipa dhe Ava Max reaguan menjëherë, duke u shprehur se gjendeshin të gatshme për këtë moment historik. Mirëpo, nuk pati një reagim nga ana e këngëtares Rita Ora, e cila është komentuar për marrëdhënie jo të mira me Dua Lipën.
E megjithatë, Rita është prononcuar në një intervistë të dhënë së fundmi se ekzistojnë mundësitë që bashkëpunimi midis katër këngëtareve të ndodhë. “Ne nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por do të ishte super sepse ne jemi të gjitha shqiptare dhe ky sigurisht do të ishte moment magjik për Shqipërinë”, ka komentuar ajo.