ShowBizz

Do kandidojë për kryetar bashkie? Ja ç’thotë aktori i humorit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 09/05/19 |
mapo.al

Aktori i humorit dhe drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve (QKKF), Erion Isai, është komentuar se do të kandidojë në zgjedhje për postin e kryetarit të bashkisë së qytetit të Ersekës. I ftuar së fundmi në “Tempora”, Erioni ka zbuluar se si qëndron e vërteta.


“Ka kohë që kandidatët vendosen nëpër studio televizive, ka shumë kohë. Është një lajm që qarkullon në portal prej disa kohësh”- u shpreh fillimisht Erioni. “Nuk ka asgjë të mirëqenë për sa kohë nuk vendos ‘Tempora’, Sonila dhe Erioni, por Asambleja e Partisë Socialiste dhe sidomos vetë Kolonja. Unë kam 30 vite jetë, në të cilat 15 i kam kaluar në Kolonjë dhe 15 në kryeqytet. Marrëdhënien time me Kolonjën e kam parë gjithmonë si angazhim që do thotë se atë çfarë kam pasur mundësi të bëj dhe të jap, e kam dhënë. Do të bëj sa herë të më jepet mundësia dhe të kem mundësi”– vijoi më tej ai.


“Marrëdhënia ime me Kolonjën është fundi i funksionit dramaturgjik të Shekspirit që vazhdon edhe kërkon ‘pse’-në, deri në momentin kur përgjigja është sepse e dua. Kolonjën e dua dhe kaq. Mjafton që unë të kem një mundësi që t’i tregoj mirënjohjen atij qyteti. Dhe jap kontribut artistik sa herë më kërkohet, sa herë kam mundësi në çdo lloj angazhimi. Kolonjën e shoh si angazhim, çfarë unë kam mundësi të bëj për atë qytet do ta bëj gjithmonë”-ka përfunduar Erion Isai.




Etiketa: ,

Pas