Aktualitet

“Do largohem disa ditë” – Rama sqaron vonesën dhe i bën apel opozitës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 16/09/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në parlament arsyen e vonesës. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë u shpreh se arsyet ishin për çështje pune.






Teksa iu referua bllokimit të foltores nga opozita, kreu i qeverisë i bëri apel kësaj të fundit duke i thënë se me forcë nuk do të fitojnë asgjë.


Rama u shpreh se nuk ka asnjë detyrim kushtetues që të jetë i pranishëm në Parlament. Më tej, bëri me dije se do të largohet për disa ditë për arsye pune.







“Keni dy orë që më kërkoni, tani vij dhe më lini të flas. Dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur me aq shumë orë saç është kërkuar, nuk mund të jetë një debat i ndjekur nga të gjithë.



Por gjithçka që thuhet këtu dhe ka inertes për ne shënohet dhe analizohet. Unë nuk erdha në orën 4, për asnjë arsye tjetër për shkak të ngarkesës së punës, për faktin se pasnesër do të largohem për shumë ditë dhe për këtë arsye janë shumë detyra për tu ndjekur.



Megjithatë kur mora mesazhin që ju kishit ngritur çështjen që unë të isha këtu, unë thashë do të vij në orën 5. Me idenë që përderisa ishte e nevojshme prania ime, do vazhdonte pjesa tjetër, pastaj kur të vija unë kryetari do merrte fjalën.

Por ndërkohë ju bllokuat foltoren. Ajo çka thashë më parë, me të keq, me akte që vënë përpara forcën fizike, as nuk keni fituar dhe as nuk do fitoni asnjëherë.

Prandaj ja ku jam, i gatshmen ta dëgjoj kryetarin e PD dhe i qëndroj 100% të gjitha atyre që thashë sot. Unë nuk kam asnjë detyrim kushtetues dhe ligjor dhe normativ që të qëndroj këtu kur mendoni ju dhe për aq kohë sa mendoni ju.

Unë ju thashë do të jem në orën 5, por ju bllokuat foltoren, unë u detyrova që të pres që ju ti hapni rrugë arsyes dhe ja ku më keni.

Lexo edhe :  Debati në seancë, Rrushaj: Pse opozita braktisi Kuvendin

Unë kam zgjedhur frikën, trimërinë jua kam lënë juve. Mos fyeni inteligjencën tuaj dhe të familjeve tuaj. Keni mbajtur dy orë foltoren pa arsye. Me të keq nuk do fitoni, me njerzillik gjithçka mund ta flasim.

Ju u larguat dy vjet dhe ne nuk e bllokuam seancën. Çdo njeri nga ne vendos vetë kur vjen dhe kur ikën”, tha Rama.

LEXO EDHE:

Opozita kërkoi praninë e tij në Parlament, mbërrin me një orë vonesë Edi Rama

58


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas