Aktualitet

Do largoheshin nga Shqipëria me dokumente false, arrestohen dy afganë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:00 - 27/10/21 |
mapo.al

Dy shtetas afganë të akomoduar në Shëngjin janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kanë falsifikuar dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit.






Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit S.S.,23 vjeç dhe S.K.,27 vjeç.


Sipas bluve, gjatë verifikimeve, dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit të dy shtetasve të lartpërmendur kanë rezultuar të falsifikuar.







Dy shtetasit afganë u arrestuan me akuzën e veprës penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.




Mësohet se afganët kishin për qëllim të largoheshin nga Shqipëria.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas