Ish-Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, ka njoftuar së fundmi në profilin e saj në Instagram se, shumë shpejt do të braktisë Shqipërinë. Sipas ‘Newsbomb’, ajo do të zhvendoset në Sarajevë.
Në postimin e saj ajo ka falenderuar mikeshat, të cilat e kanë surprizuar me një “ditar” që e ka përlotur dhe e ka bërë ish-ministren t’a njohë më shumë veten.
“Goca, jeni zemra!
Do më marrë malli për qeshjet pa teklif e bisedat pa tituj, për ditët e bukura e për ato me nerva tel, që i kemi ndarë pandryshueshmërisht ndër vite.
E di që sa të nisem do më hidhni baterinë e telefonit në tokë, nga chat-et në wa- it e nga video call :). Falemindeeeeriiit!
Ju kam shumë xhan edhe pse “ju mora pak inat”, që më bëtë surprizë këtë përlotjen e merituar
P.s.O Zot! Ky libër-th, ka mesazhe të papara! Me c’keni shkruar, tani e njoh veten më mirë…”,- ka shkruar Bregu.
TE BESH NJE PUNE TE VESHTIRE NGRE NJE MORAL PER TE GJITHE QE TE KANE VLERSU DO JU MARI MALLI PER CKA KENI VENE PUNEN NE VIJE SI DEPUTETE NE NGROHTESI TE RREDHUES SE VLERES SUAJ .PER TE GJITHE .