‘Do të vritesh me snajper’.
Ky është mesazhi i mbërritur me anë të një letre drejt deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili mësohet se është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.Letra drejt Salianjit është dërguar nga burgu i Fushë Krujës, ku shkruhet se Salianji do të qëllohet me snajper.
Zarfi me letrën ku jepen detaje nga atentati i supozuar, ka mbërritur në adresën e deputetit demokrat në datën 31 tetor 2018, në selinë e PD.
I burgosuri i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, shkruan në letër se deputeti demokrat do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38-vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 2 janar të vitit 2016.
Më poshtë detaje nga letra e mbërritur në selinë e PD. Burimi:/Syri.net/
O pushti ,kush e ndyen doren me ty o kalama, shiko nga ana e nerezve te Gride’s, u me Hyde ne hak dhe do ta pastrojne halene, ta Kane theme me kohe, port ti nuk beson dhe Ben GAM GAM, mos ha hisen e tjetrit ,edhe kur ajo te serviret…..,