Sociale

Do rriten ndjeshëm çmimet për shërbimet dentare (edhe pse nuk përballohen që tani)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 24/01/19 |
mapo.al

Mjekët stomatologë janë me pakicë në Shqipëri në raport me vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ndërsa mesatarja e vendeve anëtarë të BE-së është 77 për çdo 100 mijë banorë sipas Eurostat, për çdo 100 mijë banorë në Shqipëri ka rreth 51 mjekë stomatologë, sipas të dhënave nga INSTAT dhe Urdhri i Stomatologut, të përpunuara nga Monitor.






Kujdesi për shëndetin oral është i rëndësishëm, edhe pse 50% e shqiptarëve kanë deklaruar në Anketën e Cilësisë së Jetës të Komisionit Europian se nuk kanë shkuar te dentisti për të kursyer para. 34% e të pyeturve në Shqipëri kanë deklaruar se nuk kanë shkuar në kohën e duhur te mjeku stomatolog, ndërsa 16% kanë deklaruar se nuk kanë shkuar fare te dentisti.


Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë Bashkimin Europian. Ndryshe nga Shqipëri, rezultatet e anketës kanë treguar se kujdesi ndaj shëndetit oral është më i lartë. Në Malin e Zi, kanë deklaruar se kanë vonuar vizitën 18%, ndërsa që nuk kanë shkuar fare 12% e të anketuarve, po aq dhe në Maqedoni.

Lexo edhe :  Pse po ndodh vala e rritjes së çmimeve në Shqipëri?! Pasojat dhe parashikimi






Por perspektiva nuk duket e mirë.

Duke filluar nga janari, Urdhri i Stomatologut ka vendosur që çmimet e shërbimeve te dentisti të rriten, e thuajse të dyfishohen. Kështu,  për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, shqiptarët do paguajnë 4 mijë lekë, ose 60% më shtrenjtë se më parë, vlerë që shkonte rreth 2 mijë lekë.



Karteli kriminal i stomatologëve në Shqipëri. Këta janë për t’u hedhur prangat



Po ashtu, edhe për një dhëmb të gradës së tretë, vlera shkon në 5 mijë lekë, nga 3 mijë që ishte.

Lista është firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut në Shqipëri, Nikoll Deda, siç duket edhe nga dokumenti.

Drejtuesi i USSH nuk është një emër i panjohur, pasi në 2013-ën ai ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe renditej në vendin e shtatë të listës.

Lista e çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare janë miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar dhe pritet t’i bëhen të ditura Ministrisë së Financave për implementim në kasat fiskale.

1


Etiketa: , ,

Pas