Aktualitet

‘Do sundojmë botën’ – Vjen reagimi i fortë nga Turqia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:33 - 11/09/20 |
mapo.al

“Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, lidhur me konfliktin për çështjen e detit me Greqinë.


“Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë”-tha më tej ai gjatë një aktiviteti në Ankara.


I konsideruar si një nga njerëzit më të besuar të Presidentit Erdogan, ai shtoi se “Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh. Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme”- tha Ministri i Brendshëm turk.



Ai zbuloi edhe misionin e Ankarasë. “Misioni i Turqisë është t’u japë një dorë vendeve që duan të heqin qafe “shtypjen e kapitalizmit të egër”.


Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore”-përfundoi ai.

Lexo edhe :  Mitsotakis: Ndarja e detit me Turqinë të bëhet si me Shqipërinë

LEXO EDHE: 

Tensionet me Greqinë – Macron: Turqia s’është më partner i BE


Etiketa: , ,

Pas