Mjekë, infermierë dhe punonjës të sistemit shëndetësor përballen çdo ditë me koronavirusin, në shtete të ndryshme të botës. Por profesionistët në Iran, kanë vendosur që të ulin tensionin duke kërcyer, pikërisht në vendin e tyre të punës.
Me maskën vendosur, dorashka dhe kompletin mbrojtës, ata shihen duke kërcyer. Në pamjet që gjeni më poshtë shihet se si mjekët kërcejnë, duke çdramatizuar situatën.
Disa prej tyre dëgjohen të thonë: “Do e mposhtim koronavirusin”.