Ambientalisti Sazan Guri është kërcënuar me jetë nga një drejtues i Policisë së Tiranës. Denoncimi është bërë publik nga vetë Sazan Guri, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se kërcënimi i ka ardhur pasi ka mbështetur banorët e Unazës së Re në protesten e tyre.
Sazan Guri:
U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?!
Mbasi me thiren dje pasdite ne komisariatin nr. 6 kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame Xhelati, nje drejtues (vete xhelati) i larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, qe nese shkon prap te protesta e banorëve te Unazes do të bejme 500 copa.
Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik.
Etiketa: astir, drejtues policie, kërcënim, protesta, sazan guri