Kryesore

“Do të dalin skandale të reja në drite”, Basha flet me emra…





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:54 - 30/10/18 |
mapo.al

“Behuni gati… do te dalin skandale te reja ne drite”, u tha kryetari i PD-se, Lulzim Basha-deputeteve te tij. Me vone, Basha eshte pyetur nga gazetaret se per cfare skandalesh e kishte fjalen.


Basha renditi si skandal te pare ate qe denoncuan me heret dy deputetet e PD-se, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa.



Basha foli per nje afere korrptive sipas tij e Olsi Rames ne procesin e menaxhimit fiskal te vendit. Megjithate, me heret Tabaku nuk e permendi emrin e vellait te kryeministrit ne kete tender te ri. Ajo tha se Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie qe ka fituar tenderin


Me poshte deklarata e plote e Jorida Tabakut mbajtur ne PD:

“5 javë më parë, ishim në të njëjtën sallë për të paralajmëruar se qeveria e Edi Ramës e kishte paracaktuar fituesin kroat të tenderit korruptiv që vendos monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin.

Sot, paralajmërimi ynë është bërë realitet. Kompania kroate u shpall fituese e tenderit prej 15 milionë eurosh në një garë fasadë me një kompani që nuk i plotësonte kriteret.

Kriteret e tenderit janë korruptive, sepse, siç paralajmëruam 5 javë më parë, ato ishin ishin llogaritur për t’iu përshtatur kompanisë kroate. Partia Demokratike po merr ndërkohë informacionin e nevojshëm se kush qëndron prapa kësaj kompanie.

Megjithatë, mund të thuhet se, kjo aferë e rëndë korruptive e çon Shqipërinë edhe një hap tjetër mbrapa në luftën kundër korrupsionit, si kush themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit me  Bashkimin Europian.

Tenderi prej 15 milionë eurosh që iu dhurua një kompanie kroate në kushte tërësisht të mistershme, është provë se korrupsioni në qeverinë Rama ka rrënjë të thella.

Tenderi korruptiv me fitues të paracaktuar është vazhdimi i skandalit të zbuluar 3 vjet më parë nga opozita, që e detyroi Edi Ramën të heqë dorë përkohësisht nga dhënia me koncesion e monitoimit dhe mbledhjes së TVSH-së një kompanie kineze offshore e lidhur me të vëllanë, Olsi Rama.

Tek ky tender korruptiv, që vendos monopolin e kontrollit të faturimeve të biznesit, qyterarët po shohin kalbëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Kjo qeveri jo vetëm ka pafytyrësinë t’i shkojë deri në fund një tenderi të denoncuar si korruptiv, por po shet Shqipërinë me copa tek klientë që kanë mbajtur në këmbë pushtetin e inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës shqiptarët kanë paguar  3.7 miliard euro taksa shtesë nga rritja e tyre, pa marrë asgjë mbrapsht, as spitale më të mira, as rrugë më të mira, as arsim më të mirë, as vende pune më shumë, as investime më shumë.

Çdo gjë ka shkuar për tendera të tillë korruptivë dhe për koncesione që pasurojnë klientët, sponsorizuesit dhe familjen e Edi Ramës.

Partia Demokratike i siguron shqiptarët se me paketën antimafia, askush nuk do të gëzojë asgjë të fituar nëpërmjet korrupsionit dhe lidhjeve me pushtetin. Me paketën antimafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, leje apo liçensë korruptive do të anullohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe parat do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë”.

 

 

 


Etiketa: , , ,

Pas