fbpx

ShowBizz

“Do të jem shpërqendrim”/ Modelja ruse heq dorë nga politika





               Publikuar në : 15:15 - 22/11/19 |
mapo.al

Modelja ruse Maria Liman ka zbuluar së fundmi se ka refuzuar detyrën e zëdhënëses së partisë politike ruse LDPR, nën argumentin se do të ishte shumë “shpërqëndruese”.


“Jeta ime është plotësisht e kanalizuar në karrierën time të aktrimit. Politika nuk ka qenë kurrë interesante për mua. Unë e kuptoj se si do të më shihnin njerëzit dhe nuk kam asnjë ide mbi fushën. Nuk dua të jem shpërqëndrim për njerëzit”-është cituar modelja nga RT.



25-vjeçarja fitoi vëmendjen e LDPR-së pas disa paraqitjeve televizive dhe u pikas si një nga tifozet më seksi të Kupës së Botës në vitin 2018. Por, Liman u shndërrua edhe në qendër debati.


Komediani Pavel Volya bëri shaka para pak kohësh me partitë politike ruse, duke thënë se po emërojnë modele të pakualifikuara në pozicionet e ndryshme të pushtetit, për të marrë më tepër vota me bukurinë e tyre.

<
>
liman-1 liman-10 liman-9 0_httpscdnimagesdailystarcoukdynamic122photos421000900x7381326421 liman-6 liman-2 liman-11


Etiketa:

Pas