Aktualitet

“Do të jetë një gjyq i drejtë”/ Akuzat ndaj Trump i çohen Senatit më 25 janar








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:51 - 22/01/21 |
mapo.al

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, planifikon që t’ia dërgojë Senatit akuzat kundër ish-presidentit, Donald Trump më 25 janar.



Demokratët në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se procesi i shkarkimit ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse ndaj Kongresit, është gati të fillojë javën e ardhshme në Senat.


Republikanët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.




Dhoma e Përfaqësuesve javën e kaluar e akuzoi Trumpin për nxitje të një trazire vdekjeprurëse në Kongresin e SHBA-së, duke hapur rrugën për një gjyq në Senat. Nëse dënohet, mund t’i ndalohet kandidimi sërish për postin e presidentit.



Udhëheqësi i demokratëve në Senat, Chuck Schumer, tha të premten se Dhoma e Përfaqësuesve do të dorëzojë akuzat të hënën.


Nëse demokratët, të cilët morën kontrollin e Senatit këtë javë, nuk ndryshojnë rregullat, kjo do të thotë se gjyqi ndaj Trumpit do të fillojë të martën.

Lexo edhe :  "Zhbërje e dëmit" - Plani i Biden për imigrantët në Amerikë

“Senati do të zhvillojë një gjyq ndaj Donald Trumpit. Do të jetë një gjyq i drejtë,” tha udhëheqësi i shumicës së Senatit.

Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes, pasi mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

Trump ka shkuar në Florida, pasi mandati i tij ka përfunduar të mërkurën./REL/

2


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas