fbpx

ShowBizz

Do të performojë Madonna në Eurovision?





               Publikuar në : 14:03 - 14/05/19 |
mapo.al

Organizatorët e kompeticionit më të rëndësishëm të muzikës evropiane, kanë vendosur në pikëpyetje performancën e Madonnës, pasi kjo e fundit ende nuk ka nënshkruar një kontratë për pjesëmarrjen e saj.


“The European Broadcastin Union kurrë nuk e ka konfirmuar Madonnën si një performuese. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të këndojë në skenën tonë”– u shpreh të hënën mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovision.



Ndërkohë, zëdhënësi i Madonnës në SHBA dhe Britaninë e Madhe u shpreh në muajin prill se ylli i popit do të ngjitet në skenën e Eurovisionit. Asokohe u raportua se këngëtarja do të performonte dy këngë, një albumi i saj i ri Madame X dhe një këngë të vjetër si “Like a Prayer” e vitit 1989.


Mirëpo, producenti i garës tha të hënën se ende po negociohet. “Kemi një artiste që do të donte të merrte pjesë në Eurovision Song Contest dhe ne do të dëshironim ta mirëprisnim në skenë. Por deri tani asgjë nuk është e sigurt. Ne po negociojmë dhe jemi në fazën përfundimtare të saj, por nëse kontrata nuk nënshkruhet këtë javë, ajo nuk do jetë në skenë”-u shpreh Sand.

Ndërsa Jerusalem Post shkruan se Madonna do të mbërrijë në Tel Aviv për të nisur provat të mërkurën.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas