Aktualitet

“Do të zhdukim”/ Kërcënohet kandidati në Fier pasi denoncoi vjedhjen e votave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 01/05/21 |
mapo.al

Andi Turhanaj kandidat për deputet i partisë Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Fierit ka kryer kallëzim penal në Policinë e Fierit.






Shkak për këtë është bërë një kërcënim që ai ka marrë mesditën e së premtes, pasi ishte shprehur se do t’i shkojë deri në fund zbardhjes së manipulimit të vjedhjes së votave të tij në këto zgjedhje.


Ai ka deklaruar se 2 ditë me parë është kërcënuar nga dy persona të panjohur pranë shtëpisë së tij.







“Pas numërimit të votave, shumë vota tonat ishin bër abstenim. Deklarova se kësaj gjëjë do i shkoja dëri në fund sepse isha i bindur për njerëzit që më mbështetën. Prapa pallatit më prisnin dy persona. Njëri ishte mbrapa, tjetri mu afrua dhe më tha ‘hiq dorë ose do të të zhdukim’, pastaj më shanë dhe ofenduan”, shprehet Turhanaj.

Lexo edhe :  Vrasja në Fier, tre ditë para ngjarjes babai i viktimës paralajmëroi autorin


Sipas Turhanajt, shkak mund të jenë bërë deklaratat e tij ku pretendon se janë manipuluar votat për partinë që ai përfaqësoi në zgjedhjet e 25 prillit.



Turhani është shprehur se çështjen do ta çojë edhe në prokurori.

LEXO EDHE: 

“20 mijë lekë 4 vota” shpërndau videon në rrjet, dhunohet 38-vjeçari

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas