Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Do t’i shkoj Edi Ramës në zyrë’, pas tërmetit të moshuarën e braktis shteti

Shaqe Leka jeton prej më se dy vitesh në barakë. Shtëpia e saj u shemb nga tërmeti, ndërsa bonusi është i pamjaftueshëm për të marrë shtëpi me qira. Ajo jeton e vetme, nuk ka miq dhe as para, ndaj edhe duket se e kanë ‘harruar’

by us er1
12/07/2022
in Sociale
0

Shaqe Leka jeton prej më se dy vitesh në barakë. Shtëpia e saj u shemb nga tërmeti, ndërsa bonusi është i pamjaftueshëm për të marrë shtëpi me qira

60-vjeçarja nga Lezha kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.



Copëza muri dhe pirgje me inerte kanë mbetur në shesh…. Dy vite e gjysmë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, Shaqe Leka jeton në barakën që ka ndërtuar me dërrasë e llamarinë pranë rrënojave.

Është  e vetme, pas asnjë të ardhur veç bonusit të qirasë që merr nga bashkia e Lezhës në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj. 60-vjeçarja tregon se nuk mund të përballojë jetesën në qytet, ndaj paratë e bonusit i përdor për tu ushqyer. Ajo kërkon ndërtimin e shtëpisë së re.

“Burri më ka vdekur para dy vitesh, s’kam fëmijë skam askënd shkoj tek bashkia më fikin telefonin. Unë kërkon të më bëjnë shtëpinë ose të më japin leket e rindërtimit. Që prej tërmetit kam mbetur derë më derë. Të tjerët janë brenda unë jam jashtë. Më thonë jo sot, jo nesër, para derës së Edi Ramës do të shkoj” – tha ajo.

Procesi i rindërtimit të banesave individuale është vonuar në Lezhë. 60-vjecarja tregon se ka trokitur disa herë në dyert e këtij institucioni por nuk ka marrë përgjigje.

Ti ke kërkuar rindërtimin e shtëpisë?

Po po e kam kërkuar por s’më japin asnjë përgjigje. Do shkoj tek zyra e Edi Ramës.

Shtëpinë e kisha të mbaruar, ma shembi tërmeti.

A ta japin bonusin?

Po, por ka dy muaj që nuk ka dalë.

Dua të më ndërtojnë shtëpinë, se jam e vetme, skam askënd” – përfundoi ajo.

Zyra e shtypit në Bashkinë e Lezhës tha se Shaqe Leka trajtohet me bonus qiraje, ndërsa presin të akordohen fondet nga Programi i Rindërtimit për afro 200 banesave të reja individuale në territorin e kësaj bashkie.

Të dhënat shkencore nga Instituti i Gjeoshkencës treguan se tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  9 ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, 8-9 ballë në Durrësi, Sukth dhe në Kuraten. Lëkundjet e forta sizmike sollën edhe shumë panik në të gjithë vendin, jo vetëm në atë ditë por edhe për muajt më pas, duke sjellë panik për shumë qytetarë shqiptarë.

Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e të gjitha shteteve botërore, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të kërkim-shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare. Mbi 1.1 miliard euro u dhanë nga BE për rindërtimin, por sipas denoncimeve përfituan disa të tjerë, të cilët, “sajuan” një plasaritje në mur.

JU SUGJEROJME

Bashkimi i madh vazhdon – ONE Telecommunications dhe ALBtelecom bashkohen ligjërisht për t’u bërë ONE Albania
Shqipëria

Bashkimi i madh vazhdon – ONE Telecommunications dhe ALBtelecom bashkohen ligjërisht për t’u bërë ONE Albania

06/01/2023
Rama ultimatum ambasadës së Iranit: Keni 24 orë kohë për t’u larguar nga Shqipëria
Kryesore

“Zvicra miraton marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë”

08/12/2022
Vajza shpëtoi mrekullisht, publikohen fotot e 50-vjeçarit që humbi jetën me djalin e tij të mitur
Aktualitet

Vajza shpëtoi mrekullisht, publikohen fotot e 50-vjeçarit që humbi jetën me djalin e tij të mitur

21/11/2022
“Vetëm për njerëzit e pasur punon drejtësia?” , protestë në Tiranë në përkrahje të 22-vjeçares nga Kenia
Aktualitet

“Vetëm për njerëzit e pasur punon drejtësia?” , protestë në Tiranë në përkrahje të 22-vjeçares nga Kenia

18/11/2022
Next Post
Fëmija i një emigranti shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte në oborr

Fëmija i një emigranti shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte në oborr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In