Aktualitet

“Do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë”, plas mes Shqipes dhe Elvisit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:33 - 23/02/21 |
mapo.al

Të dielën, konkurrentja Sindi Loci u rikthye në “Për’puthen” pas një deklarate në rrjete sociale se dëshironte t’i kërkonte falje Julit për debatin e “vajit të Borshit”, produksionit dhe publikut.



Mirëpo, pasi u rikthye në emision, Sindi u vendos përballë Julianit dhe nuk vendosi t’i kërkojë falje, por t’i kërkojë llogari për batutën e tij.


Debati agravoi në studio mes konkurrentëve dhe Arjan Konomit, teksa opinionisti i kërkoi Sindit të mos përpiqej të hiqte fajin nga vetja duke i kërkuar llogari të tjerëve.




Ndër të pakëtit që i doli në mbrotje Sindit në studio ishte Elvisi (Loco), i cili ka deklaruar se është vetëm për Sindin në emision.



Ai mori fjalën e tij dhe përkrahu konkurrenten, duke treguar se e kishte kuptuar reagimin e saj pas situatës së krijuar në studio. Kështu nisi një debat mes tij dhe Arjan Konomit, teksa ky i fundit i tha Locos se kësaj here po fliste kot.

Lexo edhe :  Surprizë! Ana e parë dhe Shqipja rikthehen sërish sonte në “Për’Puthen”

Debati u duk se mbyll aty, por në fakt ka vazhduar në rrjete sociale, kësaj here mes Elvisit dhe Shqipes.

Në InstaStory, Shqipen e kanë pyetur: “C’mendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin.”- ka thënë ajo.

Pas kësaj përgjigjeje, i shpejtë erdhi edhe thumbi i konkurrentit i cili ndau në InstaStory me ironi foton e pastës së dhëmbëve, teksa shkroi:

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë.”- ka shkruar Loco.

62


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas