Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se sot moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Në këtë mënyrë, temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -5ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato të ulta e bregdetare. Po ashtu, edhe temperaturat e mesditës pritet të kenë rritje duke prekur vlerat nga 11ºC në zonat malore dhe 17ºC në ato të ulta e bregdetare.