Kronika

Do vinte në Shqipëri, kapet kontenieri me kokainë në Maltë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:52 - 09/04/19 |
ro ot

24 kg kokainë me vlerë 2.7 milionë euro është sekuestruar në një kontenier në Maltë, ndërsa destinacion ishte Shqipërisë. Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine me destinacion vendin tonë.






Lënda narkotike u zbulua dhe u sekuestrua pas kontrolleve dhe skanimit në portin e Maltës, nisur nga dyshimet që kishin krijuar autoritetet portuale paraditen e sotme.


Kokaina ishte e fshehur në 20 pako, ndërsa mbi to ishin shënuar shkronjat “GN” për ti dalluar. Autoritetet malteze raportojnë se dy ditë më parë u bllokuan 91 kg kokainë, ndërsa brenda këtij viti kanë sekuestruar 51 kg kokainë në të njëjtin port.





Ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që nga Amerika Latine trafikohet drogë me kontenier drejt Shqipërisë, pasi vitin e kaluar në shkurt u bllokua sasia rekord prej 613 kg kokainë në portin e Durrësit.

Lexo edhe :  "Vranësira dhe intervale kthjellimi"- Parashikimi i motit për këtë të mërkurë


1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas