Aktualitet

“Do votojë kundër varfërisë”- Ervin Salianji shkon në banesën e një socialisti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 21/02/21 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka vizituar sot nga afër banesën e një socialisti në zonën e Korçës. Zarifi, siç thotë edhe Salianji prej vitesh ka votuar Partinë Socialiste, por më 25 prill vota e tij do shkojë kundër projekteve 3D dhe kundër varfërisë ekstreme që ka kapluar familjen e tij.





Salianji, thekson se nuk ka rëndësi çfarë flamuri ke valëvitur. “Zarifi ka dinjitetin dhe kurajon të pranojë se në 25 prill do të mbështes ndryshimin!
Duke votuar Partinë Demokratike fitojnë dhe socialistët”-shkruan Salianji.


Statusi nga Ervin Salianji




Në çdo derë 🇦🇱
Nuk ka rëndësi çfarë flamuri ke valëvitur apo çfarë bindjesh ke. Sot e gjithë Shqipëria është në njërën anë, përballë tyre është i vetmuar dhe i pashpresë vetëm Edi Rama. Zhgënjimin e Zarifit, e ka sot çdo socialist që i besoi projektit imagjinar të Edi Ramës dhe që sot jeton më keq se 8 vite më parë. Sigurisht nuk është i vetmi dhe nuk do të jetë i vetmi. Askush nuk i beson më projektet 3D kur varfëria është ekstreme në familjet shqiptare! Zarifi ka dinjitetin dhe kurajon të pranojë se në 25 prill do të mbështes ndryshimin!
Duke votuar Partinë Demokratike fitojnë dhe socialistët? Fit❤️n SHQIPËRIA 🇦🇱

Lexo edhe :  Fushatë në çdo derë, Salianji: Të keqen ta degdisim andej nga ka ardhur


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas