Aktualitet

“Do vritem unë për ty” – Ç’tha në ‘Foltore’ mbështetësi i “flaktë” i Berishës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:39 - 01/10/21 |
mapo.al

Berisha sot ishte i pranishëm me “Foltoren” e radhës në qytetin e Shkodrës, ku dhjetëra demokratë ishin mbledhur për ta pritur.






Në këtë takim ajo që ka rënë në sy ishte një mbështetës i zjarrtë i Berishës i cili ka bërë thirrje që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së.


Madje qytetari në fjalë tha se ishte i gatshëm që të vritej vetëm që Berisha të arrinte atë që kërkon.







“Kur kam marrë vesh atë natë që të ka thënë nuk je në PD, kam qa si me qen fëmijë. Jam një ndër ata demokratë që akoma kam flamurin e PD.




Prandaj mblidh Kuvendin Kombëtar. Dhe ta provojë Lulzim Basha nëse rri në selinë e Partisë Demokratike. Një ndër ata po ta bëj me be në fëmijë, do të vritem unë për ty.



Se po ta them me shpirt. Më ka ardhur tre herë mikrobusi në shpi dhe kam bërë 30 ditë burg për këtë maskarenj. Për tradhtarin Lulzim Basha.

Na thonin por nuk e besuam që është tradhtar. Thonim që e keni inat. Jam edhe ai personi që ke nxjerrë tek statusi Rama ik.

Edhe bërtas përditë poshtë Edi Rama edhe me e dit që me vrasin. Jam demokrat dhe nuk jam shit e nuk jam ble kurrë. Vijnë njerëzit e bëjnë si me qen 100 kg.” tha qytetari.

1


Etiketa: ,

Pas