Aktualitet

“Do vritemi” – Familja në Golem thirrje Ramës pas konfliktit për plazhin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:48 - 11/07/21 |
mapo.al

“Ju lutem shumë, i lutem shtetit, i bëj thirrje kryeministrit të ngrejë shtetin në këmbë se po na vret, se po më vret fëmijët, po më vret burrin. A do me na vra, a të shkoj të marr armën dhe të vritemi se njëri nga ne do të vritet. Ose hajde me e zgjidh problemin, ose kemi për tu vra”.






Kjo është thirrja Alarmante e zonjës së familjes Dervishi e cila u bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë për të shmangur një konflikt që mund të përfundojë tragjikisht.


Familja Dervishi kanë këtë parcelë plazhi para Hotelit të tyre në Golem.







Pasi e kanë shfrytëzuar 15 vite, këtë vit me aplikimet online para hotelit të tyre kanë shkuar të tjerë persona, ndërsa edhe pse jemi në mesin e zonit turistik kaosi me ndarjen e saj nuk është zgjidhur ende.

Lexo edhe :  "Dilni jashtë, tërmet 8 ballë", adoleshenti me altoparlant alarmon Golemin


“Ne e kemi mbajtur shumë vite, kemi investuar, këtë shëtitore e kemi bërë ne edhe e ka dhënë Tirana. Si e japin ata pa ardhur këtu? Pa asnjë përgjigje, asgjë. Kam 15 vjet që e shfrytëzoj këtë”.



Por duket sikur edhe institucionet kanë mendime të ndryshme për këtë parcelë, pasi sipas tyre Bashkia u ka dhënë të drejtë atyre, ndërsa ministria dhe agjencia e bregdetit personave të tjerë që tanimë kanë bërë gati edhe çadrat për t’i vendosur aty.

“Ne kemi 3 javë që bëjmë debat me ta. Bashkia thotë të takon ty se ti je vendali, por nuk vjen në terren. Do vij thotë, por ja dhanë turizmit”.

Familja Dervishi duke thënë se do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje, kërkon nga institucionet që të zbresin në terren dhe të sqarojnë një konflikt të nisur 3 javë më parë.

VIDEO

1


Etiketa: , ,

Pas